Telegrafi

Ftohësit Accelero për kartelat grafike

Ftohësi ka katër gypa për nxjerrjen e nxehtësisë me diagonale prej 6 milimetrave të cilët kalojnë nëpër bazën nga bakrit që mbulon GPU-në dhe nxehtësinë e liron në 32 fletëza nga alumini. Dimensionet e zgjidhjes janë 230 x 135 x 42 milimetra, e çmimi 49.95 dollarë.

Modeli Accelero Twin Turbo 6990 në veçanti është i dizajnuar për ftohjen e Radeon HD 6990 dyprocesorësh të AMD-së. Ftohësi ka krejtësisht dy PWM ventilator 120-milimetrash, dhjetë gypa të bakrit për nxjerrjen e nxehtësisë dhe 86 fletëza të aluminit si dhe ka kapacitetin e ftohjes prej 400 W. Pesha e vet ftohësit është 820 gram, derisa çmimi relativisht i lartë – 149.95 dollarë. /Telegrafi/