Coca-Cola HBC Kosova, inkurajon të rinjtë e Kosovës, që të aplikojnë në programin “Coca-Cola përkrah Rininë”, program ky që ofrohet falas dhe ka për qëllim aftësimin e të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim.
“Mëso, zbato, vepro”, është moto e programit, ku pjesëmarrës mund të jenë të rinjtë e Kosovës të moshës nga 18-30 vjeç, të cilët nuk punojnë dhe duan të ngrisin kapacitetet e tyre për jetë dhe punë.
Menaxherja për komunikim në CCHBC Kosovë, bën të ditur se pjesëmarrësit në këtë program ndër tjerash do të trajnohen në zhvillim të aftësive si: menaxhimi i kohës dhe i projekteve, informata kthyese, se si të komunikohen përparësitë dhe arritjet në mënyrë efektive, komunikimi biznesor dhe etika në biznes etj.
“Mund të them me plot përgjegjësi që faza e parë e këtij projekti që është zhvilluar në muajt Prill dhe Maj ka patur rezultate jashtëzakonisht të mira. Pra është një projekt që është mirëpritur shumë mirë nga të rinjtë e Kosovës, e po ashtu një pjesë e madhe e tyre kanë arrit me u angazhu nëpër kompani të ndryshme.
Njëherit ky edhe ishte qëllimi i programit që ti aftësojmë të rinjtë për treg të punës. Presim që edhe faza e dytë e këtij projekti të ketë rezultate ashtu siç edhe e kemi planifikuar. Andaj inkurajomë të rinjtë që të aplikojnë dhe të jetë pjesë e këtij programi”, u shpreh znj. Pllana.
Programi “Coca-Cola përkrah Rininë” mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR në Kosovë, Venture UP.
Aplikimi është i hapur zyrtarisht nga sot dhe zgjatë deri më pesë Tetor. Ndërsa Trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup dhe në total nëpër këtë program do të jenë 10 grupe me 300 të rinj.
Linku për aplikim: http://coca-colaperkrahrinine.com/
Merr Njohuri, Fito Vetëbesim, Merr Certifikatë #MesoZbatoVepro