Telegrafi

Ftohen kompozitorët dhe interpretuesit për “Zambakun e Prizrenit 2019”

“Zambaku i Prizrenit” shënon edicionin e tij të tridhjetë. Këshilli organizativ i festivalit në fillim të këtij muaji ka hapur konkursin për këngët pjesëmarrëse në festival, i cili do të mbahet në qershor të këtij viti. Konkursi mbetet i hapur deri në fund të muajit prill.

Këshilli fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare të konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë edicion. Kënga e kënduar, e orkestruar, e kompletuar në të gjithë elementët përbërëse të saj dhe e regjistruar në CD, duhet të dorëzohet me një zarf në zyrat e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit (në zarf të hapur me shifër, kurse në zarf të mbyllur jepen të dhënat për autorin e muzikës, të orkestruesit dhe të tekstit).