Një vajzë kishte publikuar një shpallje për masazh, por për asnjë moment nuk kishte menduar se kush do të jetë klient i saj.
Shpallja “vajza private për shoqërim nga Zadri, lajmërohuni”, ua kishte tërhequr syrin katër meshkujve. Megjithatë, vajza e cila kishte publikuar shpalljen kurrë nuk kishte besuar se do të bie në grackën e tyre, transmeton Telegrafi.
Në fillim të janarit ajo kishte publikuar “një shpallje provokative”, kurse vëmendjen më të madhe ua kishte tërhequr inspektorëve të policisë kroate. Duke marrë parasysh së dyshonin se bëhet fjalë për prostitucion, inspektorët ishin pajtuar që ta fusin në grackë vajzën. Njëri prej tyre ishte ai që i telefonoi.
Gjatë bisedës telefonike, ajo i kishte shpjeguar se ofron masazhe në gjithë trupin për vetëm 300 kuna (40 euro).
“Për shërbimet tjera mund të bisedojmë derisa jemi duke bërë masazhin. Por, shërbimet shtesë paguhet ekstra”, i kishte thënë vajza që e kishte publikuar shpalljen.
Ajo i kishte treguar policit se në cilën ndërtesë gjendet apartamenti i saj, dhe se është e lirë gjatë pasdites. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm që u nisën me shpejtësi në apartamentin e saj. Dhe derisa tre prej tyre vëzhgonin zonën ku ajo banon, njëri prej tyre sërish i ka telefonuar asaj lidhur me shpalljen.
Ajo i kishte shpjeguar se duhet të ecë deri në pjesën jugore të ndërtesës, dhe më pas të kthehet në një rrugicë dhe të vazhdojë të ecë në drejtim të hyrjes ku ajo po e priste në katin e dytë. Përveç policit që shtirej si një klient i interesuar për masazh seksi, edhe tre policë tjerë ishin nisur në drejtim të apartamentit të saj.
Derën e hapi një vajzë rreth të tridhjetave. Polici menjëherë nuk e kishte zbuluar identitetin e vërtetë, derisa kolegët e tjerë po qëndronin në shkallë.
“Kur u futa brenda më shpjegoi se do të më ofrojë masazh të nxehtë, dhe se për këtë shërbim duhet të paguaj 300 kuna. Ajo shtoi se gjatë masazhit mund të merremi vesh për shërbime tjera seksuale. Në momentin që i tha këto fjalë e legjitimova dhe i kam bërë me dije se do ta arrestoj për mos respektim të ligjeve”, ka shtuar polici. /Telegrafi/