Telegrafi

Me ftesë të Blinken, Gërvalla merr pjesë në “Global Coalition” në Arabinë Saudite

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH-it, i cili po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Sipas njoftimit të ministrisë, Gërvalla po merr pjesë në këtë konferencë me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe të Princit arab, Bin Farhan Al Saud.

“Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, MPJD-ja ka njoftuar se Gërvalla ka thënë që Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Në kuadër të kësaj konference Gërvalla po zhvillon edhe takime tjera palë të Global Coalition”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/