Telegrafi

Ftesë për Aplikim për koordinatorë të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur-Viti shkollor 2012-2013”

Ky projekt do të realizohet gjatë vitit shkollor 2012-2013, përkatësisht nga muaji shtator 2012, deri në muajin qershor 2013, në të gjitha Institucionet parashokollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, bazuar në programin ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” dhe në rekomandimet e grupit ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Në projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi 1.150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht do të përfshihen një numër prej 450 mijë fëmijë-nxënës.

Nga fillimi i realizimit të projektit, deri tani janë vizituar këto Institucione parashkollore: (1) Kopshti i fëmijëve “DRITA” në Skenderaj. Ky ka qenë kopshti i parë i vizituar në Kosovë në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013” dhe është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike dhe në koordinim të punëve me Drejtoratin për Arsim të Komunës së Skenderajt, (2) Kopshti i fëmijëve “MICKEY MOUESE” në Prishtinë, (3) Kopshti i fëmijëve “ENI-EDU-ARS” në Prishtinë, (4) Kopshti i fëmijëve “LEPURUSHI” në Prishtinë, (5) Kopshti i fëmijëve “ENI-EDU-ARS 2” në Prishtinë, (6) Kopshti i fëmijëve “BRILANTËT” në Fushë Kosovë, (7) Kopshti i fëmijëve “ARDHMËRIA 1” në Gjilan i realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike dhe në koordinim të punëve me Drejtoratin për Arsim të Komunës së Gjilanit, (8) Kopshti i fëmijëve “PRINCESS” në Prishtinë, (9) Kopshti i fëmijëve “CHIPPOLINO” në Prishtinë. Sot dhe nesër do të vizitohen Kopshti i fëmijëve “PEJTON”, “FILLESA”, “MOLLËKUQJA”, “PRINCESHA” dhe Kopshti “TE ADI” në Prishtinë. Gjatë kësaj jave do të vizitohen mbi 10 kopshte, ndërsa deri në fund të vitit do të vizitohen të gjitha Institucionet parashkollore (kopshtet-çerdhet) në Kosovë.

Me këtë rast, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral “DENT-IN” dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë “KADS”, ftojnë studentët dhe profesionistët shëndetësorë të Stomatologjisë të cilët janë të interesuar, se nga sot, deri me datën 15 Nëntor, mund të aplikojnë për të qenë koordinatorë rajonal dhe lokal të fazës së dytë dhe të tretë të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”. Për të aplikuar, paraprakisht duhet të dërgoni të dhënat tuaja personale dhe kontaktuese (Emrin, mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, vitin e studimeve ose vitin e përfundimit të studimeve si dhe numrin e telefonit,) në e-mail adresën groupdentin@gmail.com, dhe brenda 48 orëve ju do të pranoni aplikacionin për plotësim me të gjitha sqarimet e nevojshme.

* Faza e pare e projektit do të implementohet deri në fund të këtij viti në mbështetje nga Klinika Dentare “DENT-IN”. Ndihmë po japin edhe Depo Dentale “ALLIANZ”- përfaqësues i autorizuar i brushave të dhëmbëve “CAVEX” si dhe Shtypshkronja “SHKROLA PRINT”. Faza e dytë dhe e tretë në Institucionet fillore dhe të mesme do të implementohen gjatë muajit Janar-Qershor 2013.

* Sponzor medial të projektit janë : Portali Informativ Telegrafi.com, Radiotelevizioni 21 dhe Gazeta Kosova Sot.