Site icon Telegrafi

Ftesë në internet, mijëra persona marrin pjesë në ditëlindjen e 15-vjeçares (Foto)

Mijëra persona kanë marrë pjesë në një ditëlindje të një 15-vjeçarje në Meksikë.

Gjithçka nisi pas një video të publikuar në Facebook, ku prindërit e Rubi Ibarra ftuan të njohur dhe të panjohur në 15-vjetorin e vajzës së tyre.

Mirëpo, askujt nuk ia priste mendja se kjo ftesë e hapur do të mblidhte mijëra persona, përcjell gsh.

Ishte thuajse e pamundur që të kaloje mes përmes turmës, pasi ajo sa vinte dhe bëhej më e madhe.

Madje, nga njoftimi në Facebook, në festë erdhën edhe njerëz nga Amerika. E shumë sponsorë ofruan mbulimin e të gjitha shpenzimeve të festës.

Exit mobile version