Site icon Telegrafi

Ftesa për Mirlind Dakun, Challandes: Kishim nevojë për një lojtar që shënon gola dhe ai ka shënuar shumë

(Foto: Shpend Ahmeti/Instagram/mirlind19daku/ FFK/Screenshot)

Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës këtë edicion, Mirlind Daku, është ftuar për herë të parë në ekipin e parë te Përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa deri më tani kishte luajtur për grupmoshat nën 21 vjeç.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjeve të nëntorit, përzgjedhësi Bernard Challandes është pyetur edhe në lidhje me futbollistin e Ballkanit, i cili është i vetmi nga Superliga e Kosovës që ka marrë ftesë.

“Për Dakun ka qenë gjithçka e qartë, sepse ka kualitet, ka shënuar shumë gola në këtë fillim të sezonit, kurse ne nuk kemi shënuar gola dhe kemi pasur nevojë për një lojtar që shënon gola”.

(Foto: Instagram/mirlind19daku)

“Prandaj, kjo është arsyeja dhe mendoj se është një zgjidhje shumë e logjikshme”.

Lexo po ashtu Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit: Kthehen yjet, dy risi

“Sa i përket lojtarëve tjerë për mua nuk është me rëndësi që të marr lojtarë që luajnë apo nuk luajnë në Kosovë, për mua është e rëndësishme që të marr lojtarë që janë kualitativë për ekipin”, ka deklaruar Challandes. /Telegrafi/

Exit mobile version