Thuajse shumica nga ne jemi ftuar në dasma të ndryshme nga miqtë tanë, ose edhe nga familjarët, por një ftesë për dasmë e një familje nga Malisheva po bën xhiro në rrjetet sociale.
Në këtë ftesë ftohet familja për dasmën në martesën e X personit, por që ata lutën që në dasmën e këtij çifti, familjarët të mos i marrin me vete fëmijët.
Kjo, pasi që, siç edhe mund të shihet në “arsyetim”, “ata po lazdrohen në restorant”.