Telegrafi

FT: Ekonomia shqiptare e prekur pak nga kriza

Kështu nis një shkrim i Financial Time për ekonominë e Shqipërisë. Aty jepet një raport për problemet që kaloi ekonomia shqiptare gjatë krizës globale ekonomike pas kësaj shkrimi vazhdon.
Ekonomia shqiptare dhe kriza në mënyrë të ngjashme të ngjason me një erozion. Rritja ekonomike këtë vit është parashikuar të arrijë 2-2,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, norma më të lartë në Evropë, dhe mund të dyfishohet vitin e ardhshëm, thotë Ardian Fullani, guvernatori i bankës qendrore.

"Shqipëria ka një dritë jeshile për rritje pasi kushtet financiare janë të qëndrueshme dhe ato të sigurisë janë përmirësuar," thotë zoti Fullani.
Por stabiliteti ka ardhur me një çmim.

Leku shqiptar, i cili është gjithandej i përdorshëm, ka rënë kundrejt euros me 7 deri në 8 për qind gjatë 12 muajve të fundit. Për këtë arsye bëhet e ditur prej "Financial Times" është këkuar që kreditimi të realizohet në monedhën vendase. Megjithë këto fakte pozitive "Financial Times" raporton se shqiptarët janë të prekur prej turbullirës financiare dhe për këtë duhet të kenë kujdes.