Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në territorin e Kosovës ka gjithsej 17 punëtorë shëndetësor të prekur me COVID-19, sipas informatave në terren përgjatë aktivitetit të FSSHK-së, në këtë kohë të Pandemisë COVID-19.
Nga të dhënat e FSSHK-së, në vetizolim thuhet se janë 121, teksa jepen edhe detaje prej nga janë punëtorët shëndetësor të infektuar.
“Nga të dhënat tani më publike në Kosovë janë të prekur gjithsej 17 punëtorë shëndetësor me COVID-19 kurse në vet izolim janë 121, prej tyre në QKUK janë 6 të infektuar dhe 33 të vetizoluar , në Regjion të Gjakovës kemi 8 të infektuar dhe 7 në vet izolim, nga Regjioni i Ferizajt janë 12 në vet izolim,Regjioni i Prizrenit ka 2 të infektuar dhe 8 në vet izolim, në Regjion të Pejës janë 7 në vetizolim, në Regjioni të Prishtinës janë 17 punëtorë shëndetësor në vet izolim,Regjioni i Gjilanit ka 1(një) të infektuar dhe 8 në vet izolim si dhe Regjioni i Mitrovicë numëron gjithsej 29 punëtorë shëndetësor në vet izolim”,thuhet në komunikatën e FSSHK-së.
Duke parë këtë gjendje, përmes kësaj komunikate, FSSHK ka kërkuar nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zgjerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim.
“FSSHK edhe njëherë apelon për KUJDES,KUJDES,KUJDES të shtuar dhe respektim të gjitha rekomandimeve dhe protokoleve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe institucioneve të tjera relevante, me qëllim të parandalimit të infektimit me virus tek popullata e gjerë e në veqanti tek punëtorët shëndetësor. Për popullatën e gjerë edhe njëherë RRINI NË SHTËPI”, thuhet tutje në ëtë komunikatë. /Telegrafi/