Telegrafi

FSSH: Të ndalohet shërimi jashtë vendit i pacientëve me skoliozë

‘Tv Telma’ ka zbuluar një letër me të cilën është ndaluar shërimi jashtë vendit i të sëmurëve me skoliozë, me arsyetimin se është në përfundim ndërtimi i qendrës spinale, transmeton Telegrafi.

Këtë urdhër e ka lëshuar Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) deri te drejtorët e disa klinikave edhe atë në periudhën kur ishte aktual rasti i Tamara Dimovskës. Letra u është dërguar drejtorëve të klinikës universitare, klinikës së traumatologjisë, klinikës së sëmundjeve ortopedike dhe klinikës për anesteziologji.

Ky stacion televiziv është munduar që të merr një përgjigje nëse ky mesazh është i vlefshëm dhe kush e ka urdhëruar FSSH-në për të ndërprerë procedurat për skoliozë. Edhepse në pyetjen ndaj FSSH-së nuk është përmendur rasti i Tamarës, përgjigja e tyre ka qenë pikërisht për këtë rast, duke thënë se Fondi nuk mund të komentoj këtë rast pasi që është në procedurë të hapur. Letra ka nënshkrimin e drejtorit për çështje juridike dhe mban vulën e fondit./Telegrafi