Site icon Telegrafi

FSSH miraton shërimin e Anita Saliut jashtë vendit

Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) ka miratuar mjete për shërimin jashtë vendit të Anita Saliut, e cila ka të njejtën diagnozë me Tamara Dimovskën, që vdiq vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Rasti i Anitës u zbuluar në protestën e 9 shkurtit në përvjetorin e Tamarës. Sadulla Saliu, Babai i Anitës, kishte deklaruar se dy herë është refuzuar kërkesa për ndihmë, me arsyen se problemi i vajzës ishte që nga lindja e saj.

I menjëhershëm qe edhe reagimi i Fondit për këtë rast, ku thuhej se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë nga i ati i Anitës, megjithatë, i bënë thirrje që të paraqesë rastin. I ati i Anitës ka deklaruar se katër herë kanë qenë në Ankara të Turqise për shërimin e vajzës./Telegrafi/

Exit mobile version