Site icon Telegrafi

FSSH: Jemi të gatshëm për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike

Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë (FSSH), drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekovski, sot u takua me delegacionin e Vertex, prodhuesit të vetëm të terapisë inovative për fibrozë cistike në botë, në të cilën është theksuar përkushtimi dhe kujdesi i Fondit për pacientët me fibrozë cistike.

Klekovski theksoi se po bëhen përpjekje për përmirësimin e kujdesit të shtetit për pacientët me fibrozë cistike.

“Ne jemi të gatshëm që sa më shpejt të përmirësojmë kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike duke përfshirë një numër më të madh të pacientëve”, theksoi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Klekovski.

Delegacioni i Vertex u kryesua nga Adrian Vassiliou, drejtor tregtar për Evropën Qendrore dhe Lindore. Në takim ishte i pranishëm edhe Igor G. Nikolov, këshilltar i kryeministrit për reformat në shëndetësi.

Drejtori i Fondit falënderoi për përpjekjet e Vertex për përfshirjen e terapisë inovative dhe për mbështetjen e përgjithshme të Maqedonisë, e cila ka filluar në vitin 2022./Telegrafi/

Exit mobile version