Javën që lame pas, në Romë të Italisë, Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë/Amatorë (CSIT), ka zhvilluar punimet dhe Kongresin e saj.
Aty morën pjesë edhe Zv. Kryetari FSPK, z. Shpend Maxhera dhe Anëtari i Bordit z.Krenar Çela.
Ditën e premte me 18 tetor 2019 rreth orës 16, pas prezantimit të historikut të FSPK, strukturave, funksionimit dhe rezultateve 10 vjeçare është trajtuar edhe aplikacioni i FSPK për pranim.
Vendimi për pranim ishte pa asnjë votë kundër.
“Ky kongres u shfrytëzua mjaftë mirë duke krijuar kontakte pozitive me shumë anëtarë të CSIT-s. Ky rezultat ishte një rrugëtim 10 vjeçar dhe kontribut i gjitha strukturave të FSPK por në veçanti i Kryetarit të FSPK z. Ismajl Sadiku, i cili në mungesë të vizës së udhëtimit ishte në pamundësi të jetë pjesë e këtij Kongresi”, thuhet në komunikatën e FSKP.