Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.
“Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/