Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se brenda këtij viti do të hapin konkursin edhe për 600 ushtarë të rinj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se për 11 muaj kanë rekrutuar 1.240 ushtarë.
“Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë. Brenda këtij viti do të hapim konkursin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse”, ka shkruar Mehaj.
Ministri ka theksuar se krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor.
Postimi i plotë:
Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjithë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet.
Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë.
Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë.
Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor.
Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Një falënderim të veçantë, meriton Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja, të arta të kombit tonë. /Telegrafi/