Site icon Telegrafi

​FSK realizon ushtrimin fushor “Shqiponja 1”

Në kuadër të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kompania B e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 1”.

Sipas FSK-së, ky ushtrim ka pasur për qëllim vlerësimin dhe testimin e aftësive, me synimin që të sigurohet gatishmëria e lartë për përmbushjen e detyrave të planifikuara dhe arritjen e objektivave për vitin 2025.

“Përmes skenarëve të ndryshëm taktikë, pjesëtarët e FSK-së kanë demonstruar aftësi të avancuara në menaxhimin e situatave sfiduese, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e misionit të tyre”, njofton FSK. /Telegrafi/

Exit mobile version