Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka publikuar fotografi nga operacioni i nxjerrjes së trupit të 52-vjeçarit nga Gjilani, i cili u gjet i vdekur në liqenin e Livoçit të Gjilanit.
Policia ka bërë të ditur se ka dalë me urgjencë në vend të ngjarjes dhe janë thirrur edhe njësitet relevante, kurse një skuadër e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra e FSK-së me vendim të ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe urdhër të komandantit të Ushtrisë, gjeneral-lejtenant Rrahman Rama, është angazhuar mbrëmë rreth orës 22:00 në vlerësimin e gjendjes në liqenin e Livoçit.
Operacioni është ndërmarrë, pas njoftimit nga Policia për dyshimet se aty kishte rënë një person nga Gjilani. Ndërsa, operacioni i kërkimit nga zhytësit e FSK-së ka filluar sot në ora 09:00.
I gjithë operacioni i kërkimiot është zhvilluar në kushte të vështira për shkak se sipërfaqja e ujit mbi liqe ishte ngrirë. Në saje të një pune profesionale, specialistët e FSK-së kanë arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të nxjerrin nga liqeni trupin e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës ësht dërguar në Mjekësinë Ligjore për procedurat e mëtejshme.