Telegrafi

FSK prezanton ushtrimin fushor “Shqiponja 6”

Forca e Sigurisë së Kosovës sot mban një konferencë për media, ku do të jepen detaje për ushtrimin fushor “Shqiponja 6”, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësuesit nga Shqipëria, Iowa, Mbretëria e Bashkuar, Ushtria Amerikane për Evropë, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, por gjithashtu edhe KFOR-i.

Në konferencën për  media të pranishëm do të jenë drejtori i ushtrimit fushor, gjeneral brigade, Naim Haziri, përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë dhe Emergjencave të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Qëllimi i Konferencës është njoftimi për aktivitetet e përbashkëta  me partnerët ku njësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë operacione taktike në terren  me kapacitetet ekzistuese  dhe testimin e tyre, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi  me partnerët dhe agjencitë vendore të sigurisë dhe emergjencave.

Ushtrimi fushor “Shqiponja 6” do të realizohet nga data 04-12 maj.