Telegrafi

FSK përfundoi me sukses stërvitjen “IRON WOLF”

Në kuadër të fazës përfundimtare të përgatitjeve që po bën Forca e Sigurisë së Kosovës, por të filluar ushtrimin ndërkombëtarë “Defender Europe 23”, Regjimenti i Parë (R1K) i Forcave Tokësore, ka përfunduar me sukses ushtrimi fushor(UF) “IRON WOLF” në zonën ushtarake të trajnimit në Babaj i Bokës.

Sipas njoftimit të FSK-sw, qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi i aftësisë së R1K për të zbarkuar, kryer operacione konvencionale luftarake ditën dhe natën, dhe ri-zbarkuar me vet qëndrueshmëri logjistike.

“Për të parë nga afër realizimin e ushtrimit pjesëtarët e regjimentit janë nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral brigade Stephan Osborn, të cilët nga udhëheqësit e regjimentit janë njoftuar për ushtrimin, përgatitjen profesionale dhe disiplinën e treguar nga ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, në të gjitha fazat e përgatitjes dhe ekzekutimit të ushtrimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/