Telegrafi

FSK i ofron Gjermanisë ndihmë për të tejkaluar situatën pas përmbytjeve të mëdha

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka telefonuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për t’u njoftuar me situatën e përmbytjeve në Gjermani.

Ai i ka shprehur shtetit mik ngushëllimet e popullit të Kosovës për viktimat e përmbytjeve.

Mehaj po ashtu ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë logjistike me kapaciteteve ushtarake që ka Kosova.

“Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, z.Rohde, të cilit i shpreha ngushllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Telegrafi/