Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të niset sot për në operacionin humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Kontingjenti i FSK-së është paraparë që rreth orës 12:00-12:30, të kalojë në pikën kufitare në Vërmicë.
Duhet përkujtuar që FSK u doli në ndihmë këto ditë edhe të prekurve nga përmbytjet në Shqipëri, për të cilën u falënderuan edhe të parët e këtij shteti.