Telegrafi

FSK në trajnimin e zhytjes në bazën detare të Vlorës, pamje nga Pashalimani

Pjesëtarë të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në trajnimin e zhytjes në Bazën Detare në Pashaliman të Vlorës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ku trajnim mbahet me qëllim të mbajtjes dhe zhvillimit të kapaciteteve operative të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në ujëra.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marr pjesë në trajnimin e zhytjes në Bazën Detare në Pashaliman të Vlorës.

Ky është një trajnim periodik i cili përsëritet dy here në vit, më qëllim të mbajtjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të kapaciteteve operative të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në ujëra.

Pjesëtarët e FSK-së të kësaj njësive në vazhdimësi janë duke treguar shkallë të lartë profesionalizmi jo vetëm në trajnime, por dhe në çdo rast intervenimi në komunitet.

Ushtarakët tanë, krenaria jonë!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/