Telegrafi

FSK-ja ‘storie’ e suksesit

Haradinaj gjatë një vizite bërë FSK-së, u shpreh i kënaqur me të arriturat e kësaj force dhe me planet që ajo i ka në të ardhmen.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një storie e suksesit për Kosovën dhe për të gjithë ata që e kanë përkrahur, aleatët e Kosovës dhe vendet që na kanë ndihmuar për të ardhur deri këtu”, ka thënë ai.

Haradinaj është shprehur i entuziazmuar me përfaqësimin dhe numrin e femrave të përfshira në këtë forcë.

Ndërkaq, zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli theksoi se FSK ka nevojë për mbështetje të sinqertë.

“Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka nevojë për mbështetje të sinqertë dhe për mbështetje që do t’i avanconte proceset e saj. Në anën tjetër, duhet thënë se pikërisht vizita e sotme e Ramush Haradinajt është një udhërrëfyes dhe shembull që duhet ta ndjekin të gjithë liderët e partive politike që të vijnë dhe ta vizitojnë institucionin e FSK-së, për shkak se është institucion jopolitik”, ka thënë ai. /Telegrafi/