Kompania për Operacione me Civil e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar aktivitete në mbështetje të kampit veror të Institutit “Atomi” në Aeroportin e Gjakovës dhe në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) në Pomozotin.
Nëpërmjet të ligjëratave nga pjesëtarët e FSK-së dhe vizitës në QNTKSH atomistët përfituan njohuri rreth misionit, detyrave dhe strukturës së FSK-së.
Gjithashtu patën mundësi të socializohen mes vete me lojëra të ndryshme të ndërtimit të ekipit si dhe aktivitete të përbashkëta në ndihmën e parë, mbijetesën në kushte të vështira si dhe orientimit në natyrë pa pajisjet e nevojshme të navigimit.
FSK për të qenë sa më afër me qytetarët e saj realizon bashkëpunime të tilla me organizata dhe Institucione Civile në mënyrë që të rinjtë të familjarizon sa më shumë me ushtrinë, thuhet në një postim të FSK-së në Facebook.