Site icon Telegrafi

FSK homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve në Reçak

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot në Kompleksin Përkujtimor bënë homazhe dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve.

Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajt Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut. /Telegrafi/

Exit mobile version