Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë sot se FSK-ja qysh tash është e gatshme të shndërrohet në Ushtri të Kosovës.
Berisha ka thënë se ata po presin vetëm kushtet ligjore e kushtetuese për këtë transformim, pasi gjithçka tjetër është plotësuar.
Ministri i FSK-së theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm FSK-në.
Ndryshe, qytetarë të shumtë kanë vizituar sot kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së Forcës.