Në Ministrinë për FSK-së sot filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.
“ Aksionit, si gjithherë, edhe sot i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24, numër ky që parashihet të rritet, bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.
Si të gjitha aksionet për dhurimin e gjakut, edhe ky i sotmi është organizuar në bashkërendim të plotë të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të MFSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.
Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, i filluar sot në Ministri, sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më 11 shtator. /kp/Telegrafi/