Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 2023”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se stërvitja është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.
“Dy ushtri, një komb!”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.
Ai më tej ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni.
“Dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/