Pjesa e parë ishte mjaftë dinamike, me disa raste shënimi, ku ekipi i FSK-së pati me shumë raste për të kaluar në epërsi, madje dy herë qëlloi shtyllën por nuk arriti të shënoj gol.
Ndërsa, ekipi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë nuk pati shumë raste në pjesën e parë, kështu që të dy skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Edhe pjesa e dytë filloj me një dinamikë të mirë, ku loja u baraspeshua dhe të dyja ekipet patën raste shënimi. Ekipi i FSK-së përsëri qëlloi shtyllën, por prapë nuk arriti të shënoi gol, derisa ekipi i FASH-it, pati disa raste para portës së ekipit të FSK-së, por nuk arrit t’i konkretizoi. Kështu ndeshja u mbyll me barazim 0 me 0.
Afrim Nebihu zyrtar i operativës në FSK dhe shef i shtabit të ekipi të FSK-së tha se ata janë përgatitur një kohë të gjatë për këtë ndeshje dhe se ata paralelisht punëve dhe detyrave që kanë, zhvillojnë edhe aktivitetet në futboll të vogël dhe futboll të madh.
“Jemi një kohë të gjatë duke u përgatitur ku FSK-ja bënë aktivitete në futboll të vogël dhe të madh. Këtë herë kemi organizuar një ndeshje me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ka qenë një lojë e mirë, e nivelit të duhur, dhe me së miri në suaza të feir playt”, tha Nebihu për KosovaPress.
Mirëpo, ndeshje të tilla mes ushtrive të vendeve të regjionit, parashihen të zhvillohen edhe në të ardhmen, si me Maqedoninë, Malin e Zi dhe vendet tjera.
“Gjitha këto janë në kuadër të bashkëpunimit, dhe do të jetë edhe në regjion ku do të luhen edhe lojë të tjera me Maqedoninë, me Malin e Zi, dhe shtetet tjera ku do të jetë një zhvillim edhe me i gjerë regjional kështu që do të funksionoj ekipi i futbollit të madh, ku në kuadër të detyrave, punëve është edhe futbolli dhe besoj që do të jenë tregues se do ta bëjmë një përfaqësuese të mirë”, tha Nebihu.
Ndërsa, Kapiten Gernad Qirici, përfaqësues i ekipit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë tha se sot kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me vëllezërit nga Kosova, në kuadër të miqësisë, me moton miqësi nëpërmjet sportit.
“Sot luajtëm një ndeshje miqësore me vëllezërit nga Kosova, në kuadër të miqësisë, me moton miqësi nëpërmjet sportit…Ishte një ndeshje e bukur ku siç e patë fitoi miqësia, fitoj sporti, fitoj gjithçka. Urojmë dhe shpresojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të jetë Forca të Armatosura të Kosovës. E meriton në të gjitha drejtimet”, tha Qirici për KosovaPress.
Qirici shtoi se ndeshje të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, madje do të intensifikohen edhe me vendet tjera.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në shtator të këtij viti në Tiranë.
Ndërsa, Kosova përveç mundësisë që të luaj edhe me ushtritë e vendeve të regjionit, FSK-ja mund ta luaj edhe një ndeshje me ushtrinë e Irlandës së Veriut, ndonëse kjo pritet të shihet në të ardhmen. /KP/Telegrafi/