Site icon Telegrafi

Fshirja e prapanicës me flamurin francez dënohet me ligj

Fotografia ka shkaktuar zemërim, pasi muajin e kaluar u botua në gazetën nacionale “Metro”, e cila shpërndahet falas, madje ka fituar edhe në garën e një librarie multimediale në Nicë në kategorinë e fotografisë së “paangazhuar politikisht”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë deklaroi se ministrja Michele Alliot-Marie kërkon që të iniciohet procedurë gjyqësore kundër “këtij akti të papranueshëm”.

Gazeta “Metro” e cila ka publikuar fotografinë, mbrohet se fotografia ka qenë e lidhur me një ngjarje lokale, derisa libraria e cila ndau shpërblimin për këtë fotografi, sqaron se fotografia është tërhequr pas padisë.

Në Francë keqpërdorimi i flamurit ose himnit nacional gjatë ngjarjeve të organizuara publike cilësohet si shkelje edhe pse avokati shtetëror i Nices, Eric de Mongolfier, tha se bazuar në ligjet në fuqi ky akt nuk paraqet shkelje pasi fotografia është publikuar “në frymën kreative”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version