Telegrafi

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Cakaj takon Kamberin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Sipas Cakajt, në kët takim është biseduar për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare”, tha Cakaj. /Telegrafi/