Thyerja e fshesave të xhamave të veturave ndonjëherë rëndon buxhetin e shtëpisë, por mund ta bëjnë udhëtimin tuaj të vështirë.
Videoja e vajzës që gjeti një mënyrë për të “tejkaluar problemin” u bë hit në rrjete dhe meriton t’i kushtohet.
Përdoruesi i Instagramit “samuu_apple” zbulon se ishte me pushime me të dashurën e tij kur motori i fshirësit të xhamit të tyre u prish gjatë vozitjes. Një problem shtesë ishte shiu i bezdisshëm.
“Duhej të improvizonim, të gjenim një mënyrë për t’i nisur, sepse shiu na zuri përgjysmë”, shpjegoi burri.
Videoja tregon se si vajza i kontrollon vetë fshirëset, duke përdorur një spango! Ideja nuk sjell një zgjidhje afatgjatë, por është e zgjuar.
Natyrisht, besojmë se çifti u kujdes për problemin në mënyrën e duhur, sapo u dha rasti. /Telegrafi/