Site icon Telegrafi

Fshin grafitin kundër shqiptarëve, maqedonasja gjobitet nga institucionet shtetërore 

Ndaj Gordana Pirkovska Zmijanac është ngritur procedurë kundërvajtëse për shkak se ka fshirë grafite me përmbajtje të urrejtjes dhe dhe në vend të urrejtjes e ka përdorur fjalë për dashuri dhe paqe.

Ajo në reagimin e saj në ‘Facebook’ shkruan se ka kërkuar nga stacioni policor në Gjorçe Petrov, por ata në vend se ta përkrahin do ta gjykojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Grafitin ‘vdekje për shqiptarët’, Pirkovska Zmijanac e ka shndërruar në ‘vdekje për urrejtjen’ dhe ‘dashuri për të gjithë’, dhe për këtë, sipas dokumentit do të ngritet procedurë kundërvajtëse për shkak të dëmtimit të banesës.

Ajo sqaroi që sa herë e ka fshirë grafitin duke e shndërruar ‘vdekje për shqiptarët’ në ‘vdekje ndaj urrejtjes’, gjithmonë është fshirë edhe është shkruar përsëri ‘vdekje për shqiptarët’

“Gjithmonë kur mbuloja gjuhën e urrejtjes, përsëri shkruhej mesazhi i dhunës, dhe më 01.08.2017 vendosa të kërkoj mbështetje institucionale, por në vend të kësaj, mora leksione nga zyrtarë policorë që më pranuan dhe nga inspektorët që më trajtuan si grua kriminele”, shkruan Prikovska Zmijanec duke shtuar se zyrtarët policorë i kanë treguar se ajo si maqedonase është dashur të reagojë në oborr të vet dhe shqiptarët në oborr të vet.

Ajo theksoi se gjuha e urrejtjes është edhe vepër penale dhe mesazhe të tilla paraqiten shpesh në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version