Telegrafi

Fshihet profili në Instagram i nxënësve nga Maqedonia, të cilët demolonin bankat shkollore

Profili në Instagram “Crazy.school.videos.mk”, në të cilin publikoheshin video nga disa nxënës nga Maqedonia, të cilët demolonin enventarin e shkollës, është fshirë.

Nuk dihet nëse kjo është bërë nga vetë rrjeti social Instagram, ose adminët e faqes. Nga MPB për “fakulteti.mk” kanë thënë se Sektori për krime kompjuterike dhe fronezikë digjitale po vepron për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Çmenduri nga nxënësit në Maqedoni, publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Ky grup në Instagram, kishte qindra postime dhe mbi 15 mijë ndjekës. Disa nga videot ishin huazuar nga vendet e jashtme, por disa ishin incizuar në Maqedoni, pasi dëgjoheshin nxënësit duke folur në gjuhën maqedonase.

Në pamjet e publikuara shiheshin se si nxënësit me qëllim i thyenin dyert, dritaret dhe bankat e shkollave, dhe të njëjtat i hidhnin nga dritarja. Madje kishte edhe video në të cilat shihej djegia e bankave./Telegrafi/