Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ishte i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”, ku ka rrëfyer sfidat nga më të ndryshmet që janë përballur.
Shala nuk ka ngurruar të tregojë vështirësitë që kanë hasur me dokumentet e lojtarëve, deri te bllokimi nga Shqipëria – me apo pa dëshirë institucionale dhe individuale.
“Nëse flasim për vështirësitë në atë kohë, janë disa proceduar që Federata A le të themi, ku lojtari është aktualisht, duhet t’i dërgojë disa dokumente tek Federata e re që dëshiron ta ofrojë lojtarin, por kemi pas bllokada që më vjen keq të them”, ka thënë fillimisht Menaxheri i Kombëtares së Kosovës.
“Shqipëria nuk na i ka lëshuar dokumentat për lojtarë për shumë kohë. Mundesh me interpretua si papërgjegjësi institucionale, nëse nuk dëshiron ta fajsosh institucionin”.
“Kemi pas shumë probleme. Në gusht të 2016, unë personalisht është dashtë me i dërgua me dhjetëra e dhjetëra emaile dhe telefonata me i marrë listat e ndeshjeve që i kanë zhvilluar Milot Rashica, Herolind Shala”.
“Është dashtë me ju ndrru edhe shtetësinë në atë kohë, si Samir Ujkanit, Amir Rrahmanit e gjithë të tjerëve”, ka thënë mes tjerash Shala
Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.
Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix. /Telegrafi/