Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të dytë të grupit B2 të vlefshme për Kampionatin Evropian 2024 për grupmoshën U-19 për vajza.
Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Skocia, Qipro e Lihtenshtejni, teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 3, 6 dhe 9 prill, ndërsa takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takimi i parë i grupit B2 më datë 3 prill do të jetë Skoci-Lihtenshtejn. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30. Ndërsa Shqipëria do të përballet me Qipron në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30.
Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të zhvillohet më datë 6 prill. Takimi i parë i ditës do të jetë Skoci-Qipro në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 11:30, teksa Shqipëria do të luajë ndaj Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena” në ora 15:30.
Sfidat e fundit të grupit B2 do të luhen më datë 9 prill. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 15:30. Lihtenshtejni do të përballet me Qipron në “Shtëpinë e Futbollit” ndërsa Shqipëria do të mbyllë ndeshjet e këtij raundi ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”.
Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.
Më poshtë kalendari i ndeshjeve:
Skoci U19-Lihtenshtejn U19 03.04.2024 11:30 “Shtëpia e Futbollit”
Qipro U19-Shqipëri U19 03.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”
Skoci U19- Qipro U19 06.04.2024 11:30 “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U19-Lihtenshtejn U19 06.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”
Lihtenshtejn U19-Qipro U19 09.04.2024 15:30 “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U19-Skoci U19 09.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”