Siç raporton Tribuna, një të tillë tekniku e pat bërë para disa muajsh, kur gjatë një interviste në mediat italiane, teksa tregonte startin e punës së tij si trajneri i Shqipërisë, theksonte faktin se u kishte kërkuar nëpunësve të FSHF-së një listë me emrat e lojtarëve shqiptarë nëpër botë, por atë nuk e kishte marrë, edhe pse kishin kaluar muaj të tërë.
Në këtë logjikë, dje gjatë një prononcimi për Calciomercato, De Biasi ka thumbuar sërish federatën, kur është pyetur në lidhje me lojtarë të tipit Xherdan Shaqiri, apo Valon Behrami. “Kampionati i Serisë A nuk ndryshon shumë nga kombëtarja. Shumë të rinj janë marrë nga federata të tjera, ajo shqiptare ka qenë duke fjetur në disa raste, dhe e kam fjalën për Shaqirin dhe Behramin”, u shpreh De Biasi. /Telegrafi/