Site icon Telegrafi

FSHF-ja do të jetë krah i fortë i FFK-së

FFK parmes një njoftimi ka bërë të ditur se i pari i këtij asosacioni sportiv dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar për zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e vazhdueshme që Kosova të bëhet sa më parë pjesë e mekanizmave dhe arenës ndërkombëtare.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojë të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave në të gjitha segmentet. Ambasadori Minxhozi duke falënderuar kryetarin Vokrri për këtë mikpritje, premtoi se Federata Shqiptare e Futbollit dhe vet shteti shqiptarë do të jenë gjithmonë krah i fortë për FFK”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, në këtë takim i hodh ideja, që në Prishtinë të organizohet një turne i futbollit të grup-moshave të reja U-13-15 vjeçar e ku do të përfshiheshin të rinjtë nga shtetet e rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit u morën vesh që kjo ide të diskutohet me qeveritë e të dyja vendeve si dhe me federatat në mënyrë që sa më shpejt kjo ide të bëhet realitet dhe që ky turne pastaj të shndërrohet në tradicional i përvitshëm. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version