Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar opinionin në lidhje me gjendjen shëndetësore të portierit të Partizanit, Aldo Teqja.
Gjatë mbrëmjes së sotme (e shtunë), rreth orës 19:40 u raportua për rënie nga kati i gjashtë i ndërtesës i portierit të klubit shqiptar.
Fillimisht u raportua për një rëndim të gjendjes së tij shëndetësore, por lajmet e fundit thonë se Teqja është jashtë rrezikut për jetë.
FSHF me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtare ka treguar se është duke e monitoruar gjendjen e 24-vjeçarit, e cila është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për ndihmë ndaj tij.
Postimi pa ndërhyrje i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.
Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.
Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.
Forca Aldo
Forca kampion
/Telegrafi/