Site icon Telegrafi

FSHF e tepron me çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe – nga 30 euro deri në 80 euro

Shqipëria luan ndaj Ishujve Faroe më datë 20 nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos janë në pozita të shkëlqyera për të siguruar kualifikimin për herë të dytë në një event madhor si finalet e një Kampionati Evropian.

Kualifikim  mund të vijë madje që më datë 17 ndaj Moldavisë si mysafir ku Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë.

Lexo po ashtu Renditja e re e FIFA-s: Kosova me pozitë rekord, Shqipëria vazhdon ngritjen

Megjithatë, festa e madhe do të jetë më datë 20 nëntor në Air Albania, aty ku ashtu si në ndeshjet e fundit pritet një impiant i mbushur në kapacitetin e tij maksimal.

Së fundmi, FSHF njofton tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me interesin që është maksimal për të ndjekur nga afër idhujt kuqezi.

Lexo po ashtu Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Jasir Asanit: Kam pritur tetë vite për të luajtur me Kombëtaren, të gjithë pagën ia dërgoj babait tim për sakrificën që ka bërë për familjen

Shihet një rritje e çmimeve nga FSHF, ku pas porte bileta kushton 30 euro, në lindje 60 euro, ndërsa në perëndim 80 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version