Site icon Telegrafi

FSHF do t’i shpërblejë lojtarët në rast fitoreje

Shqipëria pret kombëtaren e Bjellorusisë të shtunën në kuadër të sfidës së grupit D e vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.

Burime të FSHF-së kanë zbuluar për Albaniasoccer se ata mendojnë të japin nga tre mijë euro ose më shumë për secilin lojtar, nëse nxirren pikë të plota nga kjo sfidë.

Ndeshja e radhës është mjaft e rëndësishme pasi do të përcaktojë fatin e mëtejmë të Shqipërisë në garën kualifikuese për kampionatin evropian. Në rast fitoreje, Shqipëria mund të ngjitet në pozitën e dytë të tabelës. /Telegrafi/

Exit mobile version