Klubi nga kryeqyteti shqiptar bashkë me FSHF-n kanë vendosur të hedhin në gjyq FFK-në dhe klubin e Dritës për shkak të mesfushorit të Dritës, Ylber Ramadanit, i cili ende nuk mund të luajë me Partizanin, pas kalimit nga Drita muajin e kaluar.
Kështu ka bërë të ditur sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në emisionin e së dielës Arena në Tribuna Channel, ku i pranishëm ishte edhe menaxheri i mirënjohur, Nexhmedin Haxhiu, i cili në një formë kishte ndërmjetësuar kalimit e Ramadanit te Partizani.
Lojtari nuk ka debutuar ende, pasi Drita po kërkon dëmshpërblim.
Salihu tha se të hënën pritet të mbajnë një takim me Partizanin dhe FSHF-n për këtë çështje, derisa sqaroi edhe një herë se cilët lojtarë mund të largohen nga klubet e tyre gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe cilët jo.