Telegrafi

Fshesa elektrike nxehet dhe nuk thith pluhurin si më parë? Me këtë truk do të jetë sërish si e re

Me këtë truk, rivendosni fuqinë në fshesë me korrent, pa asnjë problem

Pas përdorimit afatgjatë, fshesa me rrymë fillon të punojë gjithnjë e më pak. Për fat të mirë, zgjidhja e kësaj situate është më se e thjeshtë – ja çfarë duhet bërë për ta bërë atë përsëri si të re.

Fillimisht hapni pjesën e fshesës ku ndodhet qesja e pluhurit, nëse keni një model të tillë fshesë me korrent. Vini re gomën në kapak. Kjo gome, kur kapaku është i mbyllur, duhet të qëndrojë mbi gomë në qesen e pluhurit dhe të mbyllet hermetikisht.

Në këtë rast, në gomë janë krijuar shtresa pluhuri, të cilat në disa vende janë deri në një milimetër të trasha. Për shkak të kësaj, dy gomat nuk puthiten me njëra-tjetrën dhe motorin, në vend që të tërheqin ajrin përmes zorrës së fshesës me rrymë, ajri rrjedh ndërmjet këtyre dy gomave, gjë që redukton ndjeshëm fuqinë e pastrimit, transmeton Telegrafi.

Një gjë e ngjashme mund të ndodhë në pjesën e gomës të qeses së pluhurit. Zgjidhja, ju mendoni se është e thjeshtë. Hiqni depozitat e forta nga goma me një leckë të lagur. Bëni të njëjtën gjë në qesen e pluhurit.

Pas kësaj, është gjithashtu i nevojshëm pastrimi i filtrave, të cilët ndoten ndjeshëm pas përdorimit të fshesës me korrent për një kohë të gjatë. Hiqni filtrin e thithjes nga kutia. Bëni të njëjtën gjë me filtrin që pastron ajrin që del nga fshesa.

Së pari tundni mirë të dy filtrat, më pas lajini me ujë dhe detergjent (mund të vendosni edhe të rinj nëse i keni). Pas tharjes, vendosni filtrat përsëri në vend.

Kur ndizni fshesën elektrike, do të shihni se ajo funksionon përsëri si e re, dhe, nuk nxehet.

Nëse ende nuk funksionon, ose telefononi një mekanik për të kontrolluar, ose është koha për të blerë një të re.

Lexo po ashtu Cilën duhet ta bëni të parën: Pastrimin me fshirëse vakumi apo fshirjen e pluhurit?

/Telegrafi/