Telegrafi

Fshekzjarret lënë dy të vdekur në Gjermani

Gjatë festimit të Vitit të Ri në Gjermani, dy persona kanë humbur jetë si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve.

Viktima parë ka qenë një 35-vjeçar, që u qëllua pa dashje, derisa po festonin në një kopsht në Brandenburg, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit u munduan ta shpëtonin, por ai kishte gjendje të rëndë dhe nuk i mbijetoi plagëve deri në spital.

Në periferi të kryeqytetit gjerman Berlin, ka vdekur edhe një 19-vjeçar, që pësoi lëndime të konsiderueshme në kokë, pasi ndezi një mjet shpërthyes, që e kishte krijuar vet në mënyrë amatore.

Provat tregojnë se të dy personat janë viktima të ndezjes së pakontrolluar, ndërsa po bëhen hetime të detajuara.

Shkaku i mjeteve piroteknike është dashur të kryhen pesë amputime, si dhe janë trajtuar 21 raste me plagë shumë të rënda. /Telegrafi/