Jarrod Ouaknine nga Shtetet e Bashkuara, e ka futur unazën e fejesës në plastikën që ndodhet brenda vesës së çokolatës dhe e ka mbështjellë, për t’i propozuar partneres Shir.
Kjo e fundit, nuk mund të besonte dhe vazhdonte të pyeste nëse ai e ka seriozisht, pasi nuk po i besonte syve për gjetjen që bëri, transmeton Telegrafi.
“Vetëm thyeje dhe hape”, dëgjohet duke thënë i nervozuar Ouaknine, ndërsa nuk ndalonte së pyeturi atë nëse e do.
“Po mahitesh. Si e bërë këtë”, ka thënë Shire, ndërsa i dashuri e pyeti nëse do martohej me të.
Më poshtë mund të shihni momentin e këndshëm, kur ajo më në fund i beson dhe gëzohet që nga lodra e fëmijëve doli diçka që do t’ia ndryshojë jetën për të mirë. /Telegrafi/
https://youtu.be/0Ih9zVk7TKg