Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale që do të kryhej me mina me telekomandë, në Lezhë.
Një 24-vjeçar është arrestuar pasi u kap me dy mina me telekomandë të fshehura në trup, të cilat mendohet se do ua shiste grupeve kriminale.
“Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Tutje në njoftim, thuhet se gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale. /Telegrafi/