Një ngjarje e “pazakontë” ka ndodhur në një qytet në Itali.
Alberto Vazzoler, një biznesmen italian për t’ju ikur taksave kishte vendosur që ti fshihte paratë përkohësisht në shtëpinë ë tij.
Ai kishte zgjedhur furrën si vend i “sigurt”.
Por, gruaja e tij Silvia Moro, kishte vendosur që ta shfrytëzonte furrën duke pjekur një ëmbëlsirë në të, pa e ditur që brenda ndodheshin 40 mijë euro.
Ngjara e pazakontë ka ndodhur në vitin 2016, por tani është bërë e ditur sepse Vazzoler është i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore.
Autoritetet italiane e kishin zbuluar pasi ajo është përgjuar duke i thënë në telefon motrën e saj se nuk e dinte për paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.
Alberto Vazzoler, në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017, por ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë, shkruan ilgazzettino, transmeton Telegrafi.