Robert Fiedler shpreson të përfitojë nga Ligji për planifikim hapësinor, sipas të cilit, çdo ndërtim pa leje mund të legalizohet, nëse për katër vjet pas ndërtimit të tij nuk është bërë asnjë vërejtje tek organet kompetente.
“Ky ligj nuk vlen për këtë ndërtim, pasi që objekti ishte i fshehur prapa dengjeve të sanës, dhe askush nuk e dinte për ekzistencën e tij”, ka thënë një zëdhënëse e Redhillit, një qyteze që ndodhet 30 km në jug të Londrës.
Këshilli i qytezës planifikon ta rrëzojë këtë objekt, bashkë me objektet përcjellëse të tij, të cilat i ka ndërtuar Fiedleri.
“Pamje ballore e objektit duket si një imitim shtëpie, ndërsa nga prapa ka dy kulla”, ka sqaruar zëdhënësja – duke shtuar se ka dëgjuar që ky objekt ka edhe një kambanë.
Pronari nuk ka kërkuar leje ndërtimi, meqenëse ferma e tij ndodhet në “rripin e gjelbër”, vend ku ndërtimi është i ndaluar.
Gruaja e Fidlerit, Linda ka shtuar se fëmijët janë rritur duke shikuar sanën jashtë dritareve të shtëpisë, dhe ka sqaruar se, e kishin mbajtur djalin e tyre larg shkolle, në ditën kur ai është dashur të vizatonte shtëpinë.
“Nuk mund ta lejonim të vizatonte një mullar të madh bari, njerëzit mund të interesoheshin”, tha ajo.
Inspektorët e planifikimit ishin thirrur nga fqinjët e shqetësuar në verë të vitit 2006, mirëpo ata nuk e kishin parë shtëpinë. “Kur shkuan inspektorët, krejt çka panë ishin dengjet e sanës në tokën agrare – gjë që është e zakonshme”, tha zëdhënësja.
“Mendoj se fqinjët e dinin se diçka po ndodhte, mirëpo ishte e vështirë të thuhej”, përfundoi ajo.